Edona Podrimja emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje ka emëruar Edona Podrimja në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Shëndetësisë. 

Kryeministri Kurti e uroi Podrimen për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.