Darka e punës midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi po vlerësohet se i ka hapur rrugë shpërndarjes së Kuvendit dhe organizimit të zgjedhjeve të parakohshme.
Mediat kanë raportuar se disa deputetë të Grupit parlamentar të VV-së të cilët nuk e kanë votuar Kodin civil, mund të mos e votojnë mocionin për shpërndarje të Kuvendit, nëse organizohet.
I kontaktuar nga IndeksOnline, deputeti Gramos Agusholli ka thënë se kjo punë s’ka lidhje me Kodin civil dhe është krejt çështje tjetër.
“Besoj që kryeministri do të na informoje në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshem se si e ka menduar këtë çështje. Edhe nëse ka dakordim të të gjitha paleve, qoftë ne si deputet të Grupit Parlamentar, e pastaj edhe të partive opozitare për të shkuar në zgjedhje, atëhere nuk besoj se do të këtë vend për ‘cudira’”, ka thënë Agusholli.
Përveç PDK-së që po insiston në shpërndarjen e Kuvendit, dy partitë e tjera opozitare LDK-ja dhe AAK-ja po kushtëzojnë votimin me dorëheqjen ose shkarkimin e kryeministrit Kurti.