Japim dokumentet me emrat e policëve lokalë në Komunën e Gjakovës.
Hape Dokumentin —— >Policet lokalë të Serbisë
●Policia lokale e formuar nga pushteti okupues i Serbisë ka dalë si produkt i organizatave antikombëtare të formuara nga shqiptarët lojalë të Serbisë. Një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve lojalë kanë qenë të inkuadruar në njësitë paramilitare serbe. Në policinë lokale janë organizuar edhe disa romë, të cilët gjatë ofensivave kundërshqiptare krahas policisë e ushtrisë serbe i dogjën e plaçkitën shtëpitë e shqiptarëve. Policët lokalë instruksionet për punë i merrnin nga inspektorët e policisë serbe në nivel komunash, kurse për veprime politike nga kryretradhtarët dhe mediatorët politikë të policisë lokale Muharrem Ibraj, Faik Jashari, Xhafer Xhukaj, Bajram Haliti, Dan Balaj, Maxhun Mucaj, Mhill Abazi etj.
●E ashtuquajtura polici lokale e formuar zyrtarisht nga pushtuesit serbë në vjeshtën e vitit 1988, bartë përgjegjësi të mëdha për krimet e kryera mbi popullin shqiptar. Ata organizuan dorëzimin e armëve, duke dalë para kamerave televizive serbe e të huaja dhe duke u prononcuar haptazi kundër popullit shqiptar dhe kundër luftës çlirimtare.
Hape Dokumentin ——> Policet lokalë të Serbisë