Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me diasporën shqiptare në Greqi, ku do u drejtohet atyre me një fjalim lidhur me disa nga çështjet kryesore që janë pjesë e nismës së qeverisë “Shqipëria 2030”. Takimi po zhvillohet në stadiumin “Galatsi” në Athinë, e cila është “veshur” me ngjarat kuqezi dhe flamujt shqiptarë e simbolet kombëtare.
Takimi nis me këndimin e himnit kombëtar shqiptar dhe himnin e BE-së.
Ky është takimi i parë në turin që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë me diasporën. Takimet e ardhshme do të zhvillohen me diasporën në Itali, Britaninë e Madhe dhe Gjermani.
RTSH po ndjek nga afër takimin duke transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjithë ngjarjen.
Ora 11.21: Takimi nis me spektakël, performojnë disa këngëtarë shqiptarë
Takimi me diasporën në Athinë nuk do të jetë vetëm me fjalime të kreut të qeverisë dhe ministrave të tij, por do të dhuroj edhe spektakël. Në skenë është ngritur këngëtarja Era Rusi, e cila ka ndezur edhe më shumë stadiumin “Galatsi”.
Me mijëra shqiptarë janë mbledhur në stadiumin “Galatsi” në Athinë për takimin e tyre me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.
Tashmë shqiptarët kanë hyrë në stadium ku në duar mbajnë flamuj kuqezi, ndërsa në sfond janë vënë këngë patriotike, në pritje të ardhjes së kryeministrit Edi Rama.
Pamjet nga stadiumi “Galatsi” që është “veshur” kuqezi janë ndarë edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur tashmë në Athinë.
Video shoqërohet nga Rama me shkrimin “Po vij! Jeni bota”.