Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen, fshihen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhen domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqen nga zjarri, shtohen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë. Masa vendoset në pjatë dhe sipër ose anash vendosen specat e fërguar.
Përbërësit
Për 4-5 persona duhen:
- speca 8-10 copë mesatare,
- domate 4-5 kokrra mesatare,
- yndyrë për skuqje, 2 filxhanë kafeje
- miell 1 lugë gjelle,
- vezë 2 kokrra,
- hudhra 5-6 thelpinj,
- gjizë/djathë 4-5 lugë gjelle,
- spec djegës sipas dëshirës