Asgjë që keni dashur nuk do ju realizohet sot dhe kjo gjë do shkaktojë mërzitje të madhe. Ju që keni një lidhje do kaloni një ditë me shumë tension, por edhe me shumë pasion. Si fillim do keni mosmarrëveshje dhe inate me njëri-tjetrin, ndërkohë që nga fundi i ditës çdo gjë do rregullohet dhe ju do pajtoheni. Për ju beqarët pritet një ditë e veçantë dhe me emocione të forta. Mos e lini pa e shfrytëzuar. Në punë vështirësitë do jenë të shumta dhe ndonjëherë do ju duket çdo gjë e pazgjidhshme. Me buxhetin nuk do keni probleme. Bëni edhe shpenzime, por gjithmonë duke parë portofolin.
DEMI
Gjatë kësaj ditë duhet të mbani larg vetes çdo gjë që ju sjell probleme e mërzitje sepse keni për t’u ndier më mirë. Nëse keni një lidhje dita e sotme do jetë plot ngjyra dhe do përjetoni emocione të forta. Nëse nuk jeni martuar filloni të bëni plane. Për ju beqarët do jetë ditë e mrekullueshme. Do dilni, do argëtohen shumë me miqtë dhe do njihni edhe një person mjaft të veçantë. Mos e lini t’iu ikë nga duart. Sipas Horoskopit në punë do ecni me hapa të shpejta sidomos nëse keni një biznes tuajin. Çdo gjë do jetë e përkryer sot. Kujdes me financat. Ato nuk do jenë të mira dhe nuk duhet të gaboni duke bërë shpenzime pa kufij.
BINJAKËT
Sot do e lini veten të lirë dhe do bëni atë që do ndieni pa u sforcuar aspak. Do ndodhin gjëra me të vërtetë shumë interesante. Ju që jeni në një lidhje do kaloni një ditë të mrekullueshme. Romanca do trokasë në portën tuaj. Jeni edhe shumë kureshtare dhe do eksploroni gjëra të reja. Ju beqarët do keni surpriza në jetën tuaj sentimentale. Lëreni veten të lire dhe tregohuni më të hapur. Në punë do investoni çdo gjë vetëm që gjërat t’iu ecin sa më mirë. Vërtet mund t’iu dalin vështirësi, por ju nuk do ndaleni për asnjë moment. Financat do fillojnë të rriten, por ju nuk duhet ta bëni shume publike këtë gjë sepse ata që ju rrethojnë mund të përfitojnë.
GAFORRJA
Asgjë nuk do ju ecë mirë sot dhe gjatë gjithë kohës do jeni të mërzitur dhe me nerva. Në lidhjen tuaj do mbizotërojë tensioni dhe do ketë debate. Gjithsesi kjo nuk duhet t’iu pengojë të thoni me zë të lartë ato që mendoni. Ju beqarët duhet të përgatiteni për një dashuri shumë të bukur. Do kaloni një ditë goxha romantike. Në punë do bëni mirë të analizoni çdo gjë me kujdes para se të hidhni hapa. Mos flisni shumë, por veproni. Me financat do keni fat dhe ato do fillojnë të rriten pak nga pak. Përgatisni ndonjë udhëtim të shkurtër sepse të gjitha kushtet i keni. Do ja kaloni mirë.
LUANI
Në përgjithësi dita do jetë e qetë dhe pa probleme sot. Nëse keni një lidhje duhet të jeni të matur. Do keni keqkuptime me partnerin dhe debate të vogla herë pas here. Duhet të tregoheni shumë diplomate dhe të kujdesshëm. Zgjidhni fjalët e duhura për të kërkuar diçka. Ju beqarët do kërkoni më shumë se kurrë një lidhje të qëndrueshme, por sot nuk do keni shumë fat. Në punë duhet ta dyfishoni këmbënguljen dhe të bëni gjithmonë plane para se të veproni. Vetëm ashtu gjërat do ju ecin si duhet. Financat nuk do jenë të mira. Nëse ju duhet të bëni shpenzime, tregohuni të kujdesshëm.
VIRGJËRESHA
Nuk duhet të keni shumë besim tek vetja sot sepse keni për t’u zhgënjyer. Nëse jeni në një lidhje do keni nevojë për mbështetjen e miqve. Gjërat nuk po shkojnë ashtu si duhet dhe ndonjëherë mund të mërziteni. Ju beqarët duhet t’i besoni intuitës për të gjetur personin e duhur. Të jeni të sigurt se ajo nuk do iu zhgënjejë. Në punë duhet të përfitoni nga reputacioni që keni për të përfituar më shumë. Rishikoni edhe njëherë kontratën që keni nënshkruar më parë. Në planin financiar mund të përballeni me probleme të mëdha. Flisni me specialistet dhe miqtë në mënyrë që merrni këshilla të vlefshme.
PESHORJA
Bëni atë që do ndieni sot dhe mos mendoni për asgjë tjetër. Nga ana tjetër jepuni prioritet gjërave që vërtet ju bëjnë të ndiheni mirë. Nëse keni një lidhje, lumturia në çift do ju bëjë që të jeni të qeshur. Sensualiteti, butësia dhe bashkëpunimi do te mbizotërojnë në jetën tuaj. Për ju beqarët priten dashuri të mëdha, madje edhe më të mëdha nga sa mund ta kishit menduar. Sipas Horoskopit në punë nuk mund të shfaqeni të pamposhtur para kolegëve ndërkohë që të gjithë ë kanë kuptuar se keni vështirësi. Planetët do ndikojnë direkt në financat tuaja. Ato nuk do jenë shumë të qëndrueshme, por dhe nuk duhet të qaheni. Ka edhe më keq se ju.
AKREPI
Gjatë kësaj dite duhet të jeni më të vëmendshëm dhe të mos lini pas dore disa gjëra vërtet të rëndësishme. Nëse keni një lidhje mos prisni fundin e ditës për t’u takuar me të dashurin e zemrës tuaj. Sapo të keni një mundësi flisni me të dhe i thoni të vije tek ju. Ju pret një ditë shumë e bukur dhe plot ndjenja. Ju beqarët duhet të përfitoni sa më shume nga kjo ditë për të dalë nëpër takime. Pranojini ftesat që iu bëhen. Në punë nuk do jeni shumë të përqendruar dhe ka rrezik të mos e çoni në drejtimin e duhur projektin që keni nisur. Situata financiare do përmirësohet, mos u shqetësoni fare megjithatë mos bëni as shumë blerje.
SHIGJETARI
Gjatë kësaj dite nuk do ndiheni shumë mirë dhe shumicën e kohës do qëndroni të fshehur. Nëse jeni në një lidhje mos e izoloni veten dhe shprehini më shumë ndjenjat që keni për partnerin. Në këtë mënyrë edhe ai do e kuptojë më mire sesa e doni dhe vete do ndjeheni të çliruar. Ju beqarët do hapni një faqe të re në jetën tuaj dhe dashuria do lulëzojë. Në punë parashikohen goxha ndryshime. Do provoni një teknikë të re ose do zgjidhni të pranoni ndihmën e kolegëve për të arritur sa më lart. Gjendja financiare nuk do jetë aspak e mirë. Kujdes, kujdes dhe vetëm kujdes. Mendohuni gjatë para se të bëni ndonjë shpenzim sado i vogël të jetë.
BRICJAPI
Ka shumë mundësi që gjatë kësaj dite të doni vetëm të shkëputeni nga bota dhe të ndërtoni një fole tuajën ku të strehoheni. Për ju që jeni në një lidhje nuk do ndodhë ndonjë gjë e veçante. Në përgjithësi do mbizotërojë një klimë e qetë dhe harmonike. Në fakt kishit nevojë për pak relaks. Ju beqarët do takoni dashurinë dhe do braktisin miqtë. Do ua keni nevojën atyre, por do jetë vonë. Në punë do jeni paksa kokëfortë, por në fakt kjo do ju ndihmojë më shumë për të arritur atje ku keni dashur. Disa miq të vjetër gjithashtu do iu japin një dorë. Mos u merakosni për paratë që do shpenzoni sepse buxheti do përmirësohet.
UJORI
Do bëni mirë të reflektoni disa herë para se të veproni gjatë kësaj dite sepse kështu do shmangni çdo problem. Nëse keni një lidhje duhet të flisni më shumë me partnerin dhe t’i shprehni dëshirat që keni. Vetëm ashtu ato do ju bëhen realitet. Komunikimi është baza e një lidhjeje. Nëse jeni beqarë nuk duhet të qëndroni në vend duke pritur që dashuria të vijë tek ju, por duhet të shkoni ju tek ajo. Në punë stresi mund t’iu shpërqendrojë pak, megjithatë për asnjë arsye nuk duhet ta lëshoni veten. Fjalën e eprorëve duhet ta dëgjoni me kujdes. Falë mbështetjes së planetëve mund t’i lejoni vetes disa shpenzime më të mëdha. Situata financiare do vijë duke u përmirësuar.
PESHQIT
Ditë e shkëlqyer do jetë kjo e sotmja për ju. Çdo dëshirë do mund t’iu plotësohet sa hap e mbyll sytë. Për ju të dashuruarit pritet të vijë një ditë shumë premtuese. Fati do ju ndihmojë dhe mjedisi do jetë mjaft harmonik. Përfitoni sa më shumë. Nëse zemra juaj është ende e lirë do keni mundësi të takoni dashurinë. Në punë vërtet do jeni të lodhur, por mos refuzoni të mbështesni një koleg që ju ka ndihmuar përherë. Në planin financiar nuk do keni shumë fat, por as surpriza të këqija. Mundohuni të menaxhoni mirë buxhetin dhe mos bëni shpenzime marramendëse.