40
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në 25 vjetorin e betejës së Kosharës ka thënë se në historinë e luftës tonë, shënon një nga fitoret e mëdha të UÇK-së, shkruan Reporteri.net.
Postimi i plotë:
Sot, mbushet një çerek shekulli qëkur ushtarët e Brigadës 138 të Ushtrisë Çirimtare të Kosovës, nën udhëheqjen e heroit Agim Ramadani, thyen kufirin shqiptaro-shqiptar, duke i dhënë luftës çlirimtare një frymë e një jehonë tjetër që do të frymëzonte zemrat e çdo shqiptari të etur për liri.
Beteja e Koshares, në historinë e luftës sonë, shënon një nga fitoret e mëdha të UÇK-së, si paralajmërim për fitoren përfundimtare që do të vinte dy muaj më vonë.
Lavdi dëshmorëve të Koshares! Respekt dhe mirënjohje e përheshme veteranëve!