35
Annalena Baerbock po punon në fshehtësi për një plan për të dërguar në Ukrainë raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus. Kështu shkruan gazeta gjermane, Der Spiegel, e cila ka zbardhur një nga opsionet e kreut të Ministrisë së Jashtme. Gjermania do të transferojë raketat e fuqishme në Britani të Madhe, e cila nga ana e saj do t’i transferojë tek ukrainasit, por do të ruajë kontrollin mbi vendosjen dhe objektivat.
Kështu do të funksionojë që të mos shkelen “vijat e kuqe” të kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Ky i fundit disa herë ka deklaruar se nuk do të transferojë këto raketa në Ukrainë pasi në këtë formë do të thotë se Gjermania është në luftë me Ukrainën.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius raportohet se ka urdhëruar ushtarakët gjermanë që t’i përgatitin raketat për dërgim në Ukrainë. Ukrainasit po luftojnë kundër pushtuesve rusë që nga 24 shkurti i vitit 2022.