30
Diaspora Shqiptare në Greqi është organizatë e shkallës së tretë, gjithëpërfshirëse, jo qeveritare, jo fitimprurëse dhe jo partiake. Diaspora Shqiptare në Greqi ndër të tjera ka si qëllim: – Ruajtjen e identitetit të emigracionit shqiptar: të gjuhës shqipe, të kulturës, të traditave dhe zakoneve shqiptare. – Kuptimi gradual midis shoqatave, organzatave dhe grupimeve të ndryshme shqiptare në Greqi, bashkëpunimi dhe veprimtaritë e përbashkëta me qëllim integrimin e emigrantëve në shoqërinë greke, duke ruajtur paralelisht kulturën dhe identitetin kombëtar. – Integrimi i emigrantëve shqiptarë në shoqërinë greke dhe europiane, kryesisht nepermjet njohjes ligjore, punësimit dhe qëndrimit të tyre në Greqi, barazise përballë ligjit, mësimit te gjuhës greke, si dhe gjuhëve të tjera që ndihmojnë në kontaktet dhe forcimin e marrëdhënieve, si dhe lidhur me barazinë në punë, në shkollë, në arsim e në shërbimet publike. – Kultivimi i frymës së miqësisë së mirë ndërmjet shqiptarëve, grekërve dhe të çdo lloj kombësie tjetër emigrantësh në Greqi. Këshilli i Përkohshëm Drejtues i DSHG merr përsipër drejtimin, organizimin, dhe gjithë veprimtarinë deri në zgjedhjet përfundimtare të organeve të DSHG.
previous post