35
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se kushdo që zgjedh Partinë Socialiste do të përfshihet edhe në ripërtëritjen e familjes më të madhe politike.
Rama ka ndarë edhe kartën e re të anëtarësimit në PS.
“MIRË MËNGJES dhe me Kartën e Re të anëtarësimit në Partinë Socialiste, si edhe me ftesën që kush zgjedh PS të përfshihet edhe në ripërtëritjen e familjes më të madhe politike të shqiptarëve, duke u bërë pjesë e saj për ta bërë këtë vend krenarinë tonë më të madhe, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”|, shkruan Rama në Facebook.