34
Sipas tyre, edhe pse me përjashtimin e Rusisë nga ky Këshill, Kosova në praktikë ka pasur mundësi të mirë që të anëtarësohet, situatat e fundit politike në vend, në këtë rast vendosja e sanksioneve nga Bashkimi Evropian (BE) dhe acarimi i marrëdhënieve me Shtet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), i kanë sjell sfida të reja Kosovë për anëtarësim në KiE.

“Plotësimi i kushteve nuk mund të lexohet nga jashtë kjo varet nga mënyrë se si i shohin ata që do të votojnë në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj strukture për të pranuar ose jo Kosovën. Fillimisht është e rëndësishme se Kosova ka kaluar fazën e parë të anëtarësimit dhe pastaj është Asambleja e Përgjithshme që do të ratifikojë kushtimisht vendimin e Këshillit të Ministrave që do të bëjë edhe pranimin e Kosovës në këtë strukturë ndërkombëtare. Është shumë e rëndësishme të dihet se kjo organizatë ose regjistrimi në këtë organizatë vjen vetëm pasi që Rusia nuk është më pjesëmarrëse për shkak të luftës që ajo po e bën në Ukrainë dhe duke qenë se është krijuar një rrethanë e re gjeopolitike dhe faktorë të ri po vinë në shprehje, është e mundshme që Kosova të anëtarësohet”, ka thënë ai.
“E keqja në anën tjetër është se vendet që do të përcaktojnë agjendën e pranimit ose jo të Kosovës në këtë organizatë janë treguar vendimtare sa i takon dy çështjeve, këto janë dy kushtet që unë po i përmendi, e para është Asociacioni ky është kushti i parë. Sidomos Gjermania dhe Franca e kanë konfirmuar tashmë që presin nga Kosova që të zbatoj marrëveshjet ndërkombëtarë përkatësisht draft-statutin e Asociacionit. E dyta ka të bëjë me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhje me pronat rreth Manastirit të Deçanit, këto janë dy çështje themelore të cilat do të përcaktojnë nëse Kosova do të pranohet apo jo, në rast se këto kritere do të përmbushen nga ana e Kosovës”, ka thënë ai.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com