33
“[Me Zajednicë] donin të përsërinin Bosnjën në Kosovë. Unë nuk do ta lejojë këtë, qofsha në opozitë, qofsha në Qeveri. Kjo është arsyeja se pse njerëzit më votuan: Për të parandaluar Bosnjëzimin e Kosovës. Beogradi dëshiron të ketë një shtet brenda një shteti. Shteti i Serbisë me pavarësi brenda Kosovës”.
Kjo është deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të dhënë për mediumin ndërkombëtar, BBC, në emisionin HARDtalk të gazetarit Stephen Sackur, më 3 nëntor 2021 (të cilën të plotë mund ta lexoni në fund të këtij teksti), shkruan Demokracia.com.
Kjo përgjigje është dëshmi e qartë se kryeministri Albin Kurti është i vetëdijshëm plotësisht se fitorja e thellë në zgjedhjet parlementare të 14 shkurtit 2021, ku Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitojë 438.335 vota apo 50.28%, është rezultat i besimit të qytetarëve të Kosovës se me ardhjen e tij në pushtet do të parandalohej themelimi i Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Por, nëntori tjetër, i vitit 2023, shpërfaq një fytyrë tjetër të kryeministrit Kurti, atë të një mashtruesi që tradhtoi dhe shkeli me të dy këmbët besimin e qytetarëve të Kosovës.
Kryeministri Kurti është në ballë të procesit, jo duke e kundërshtuar, por duke prirë në rrugën për themelimin e Zajednicës. Me Marrëveshjen Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksin e zbatimit [Ohër, 18 mars 2023], Kurti tani si kryeministër është dakorduar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për “të siguruar një nivel të duhur të vetëmeaxhimit për komunitetin serb në Kosovë” dhe për zyrtarimin e “statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë (Neni 7)” dhe për zbatimin “e të gjitha marrëveshjeve të kaluara të dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese (Neni 10)”.
Gjatë muajit tetor të këtij viti, dialogu Kosovë – Serbi ka marrë një rrugë të re. Kryeministri Kurti ka filluar procesin e themelimit të Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Më 21 tetor 2023, Kurti ka pranuar edhe draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin ia kanë dorëzuar 5 emisarët që përfaqësojnë ShBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, si dhe më 26 tetor 2023 ka shprehur gatishmëri para liderëve evropianë (Scholz, Macron, Meloni, Michel, Borrell) që të njëjtin ta nënshkruajë.
“Kryeministri Kurti rikujtoi që ai ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në Bruksel më 27 shkurt 2023 edhe në Ohër më 18 mars 2023, edhe sonte, më 26 tetor 2023, duke theksuar që pikërisht Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja e duhur, në vendin e duhur për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike, përfshirë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës të datës 26 tetor 2023.
Por, nëntori tjetër, i vitit 2023, shpërfaq një fytyrë tjetër të kryeministrit Kurti, atë të një mashtruesi që tradhtoi dhe shkeli me të dy këmbët besimin e qytetarëve të Kosovës.