28
Në fillim të vitit 2023, Kuvendi i Kosovës me propozim të partisë në pushtet kishte shkarkuar anëtarët e Bordit të Komisionit të Minierave dhe Mineraleve. Sot, Qeveria Kurti i ka propozuar Kuvendit emrat për anëtarë të bordit me pesë kandidatë. Disa nga ta janë të lidhur me ish-partinë e presidentes Vjosa Osmani.
Kaltërina Demiri, ndonëse me pozitë politike është njëra nga të propozuarat e Qeverisë për bord të KMM-së, postimet në rrjete sociale të saj konfirmojnë faktin se ajo është anëtare e Listës Guxo. Kjo nuk e ka penguar aspak Qeverinë që emrin e saj të dërgojë në Kuvendin e Kosovës.