KUPA E SHQIPËRISË: eleminim surprizë i Flamurtarit, Elbasani dhe Bylisi bëjnë detyrën
Kupa e Shqipërisë ka njohur tetë kundërshtarët e tjerë, që i bashkohen klubeve të Superiores në turin e 1/8-ave. Turi i dytë u luajt sot në 13:00 dhe u kualifikuan Erzeni, Elbasani, Besa, Apolonia, Kukësi, Vora, Bylisi dhe Vora. Eleminim surprizë i Flamurtarit nga kavajasit, ndërsa skuadrat e tjera që u eliminuan po ashtu… [Më shumë]
Çudi kuqezi: lojtarët e Kombëtares festojnë me tifozët pasi përfunduan të fundit në grup
Shqipëria u mposht 1 me 2 nga Ukraina në sfidën e fundit të grupit B1. Kuqezinjtë zhgënjyen plotësisht në stadiumin “Arena Kombëtare”, pasi me këtë rezultat përfunduan të fundit e grupit në Ligën e Kombeve. Dhe pse Kombëtarja humbi dhe do të luajë në ligën C gjatë edicionit të ardhshëm, sërish lojtarët u bashkuan me një pjesë të tifozëve… [Më shumë]
Tifozët sfidojnë motin e keq, gati për të mbështetur Shqipërinë, atmosferë elektrizuese në kryeqytet
Shqipëria sfidon Ukrainën sonte në orën 20.45, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Tifozët e kuqezinjve, pavarësisht kushteve atmosferike të papërshtatshme, kanë krijuar një atmosferë elektrizuese në kryeqytet. Me flamuj, këngë dhe kërcim, lojtari i 12-të është nisur drejt Stadiumit Kombëtar, aty ku do mbahet sfida… [Më shumë]
Finalja” e Nations League ndaj Ukrainës, titullarët e Shqipërisë
Shqipëria mat forcat me Ukrainën në orën 20.45, në kuadër të sfidës së fundit të Nations League. Si trajneri i kuqezinjve Sylvinho, ashtu edhe homologu Rebrov, kanë bërë publike formacionet. Nga minuta e parë luajnë më të mirët, pasi bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme. Mirlind Daku rikthehet nga pezullimi… [Më shumë]
Mrekullia e Ligës së Kombeve, UEFA bën që San Marino të shkruajë historinë
San Marino triumfoi 1-3 ndaj Liechtestein në League D të Nations League, në një ndeshje që mund të kosiderohet historike. Për këtë kombëtare të vogël, kjo është natë magjike, pasi për herë të parë renditet e para në grup, për herë të parë fiton në transfertë dhe për herë të parë mund një skuadër me më shumë se një gol diferencë. [Më shumë]
Kosova e mbyll me fitore në Ligën e Kombeve, renditet e dyta në grup
Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbullur me fitore këtë edicion të Ligës së Kombeve. “Dardanët” në ndeshjen e fundit e mposhtën Lituaninë në “Fadil Vokrri”, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Muharrem Jashari, në minutën e pestë. I njëjti në fund të pjesës së parë u ndeshkua… [Më shumë]
SHQIPËRI U21-MOLDAVI U21 | Mbyllet me “poker” të kuqezinjve, Shpresat dhurojnë spektakël në Vorë (VIDEO)
Shqipëria U-21 ka mposhtur me rezultatin 4-0 skuadrën e Moldavisë U-21. Ky ishte takimi i dytë miqësor në stadiumin e Vorës, pasi i pari përfundoi barazim 1-1. Njësoj si në takimin e parë, golin e zhbllokimit… [Më shumë]
Gol, asist, sherr me Riberi dhe.. karton i kuq! | Urim special nga Hanover për ditëlindjen e Altin Lalës
Altina Lala, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, feston sot ditëlindjen e tij të 49-të. Mes atyre që kanë bërë urim për mesfushorin luftarak, ka qenë edhe klubi ku kaloi thuajse të gjithë karrierën, Hanoveri. Klubi gjerman, ka festuar këtë ditëlindje të lojtarit i cili mbajti për shumë vite edhe shiritin e kapitenit… [Më shumë]
7 vite në krye, jep dorëheqjen presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut
Presidenti i Federatës të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini, ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është bërë publik nga vetë Sejdini, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sejdini drejtoi këtë Federatë për 7 vite, ndërsa vlen të theksohet kualifikimi historik në Kampionatin Europian EURO 2020. [Më shumë]
Skenari, Shqipëria mund të përballet me Kosovën nëse…
Kosova me 9 pikë dhe një ndeshje që do të vendoset nga komisionet e UEFA-s, ndërsa rruga për në Ligën B te Kombeve mbetet e hapur. Ndeshja e radhës dhe e fundit është ajo mes Kosovës dhe Lituanisë që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, por Dardanët tashmë e kanë siguruar vendin e dytë. [Më shumë]
Samadrexha merr pikët në Gjakovë
Samadrexha e ka fituar ndeshjen më të rëndësishme të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të dielën mbrëma në Gjakovë, Samadrexha e mposhti Shqiponjën me rezultat 38:32. Pas minutës së dhjetë nisi shkëputja e mysafireve, ndërsa në minutën e 40-të dallimi ishte dhjetë gola, 28:18. [Më shumë]
Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ndeshjen
Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e saj zyrtare në prag të ndeshjes së fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, që do të zhvillohet nesër (18 nëntor 2024), në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Atmosfera mes lojtarëve është tejet pozitive dhe motivimi për ta mbyllur këtë vit me një fitore përpara tifozëve… [Më shumë]
Barazim pa gola në kryeqytet, Shqipëria dhe Çekia ndajnë pikët, fati i grupit vendoset në ndeshjen e fundit
Sfida nisi më mirë për miqtë, të cilët brenda pak sekondash lojë goditën dy herë traversën, fillimisht pas një goditje këndi, ku ishte Jamelka që provoi me kokë të gjente portën e Strakoshës, ndërsa më pas një goditje potente nga jashtë zonës e Lukas Cerv detyroi Strakoshën të devijonte lehtë topin, por mjaftueshëm për të evituar… [Më shumë]
Nuk ka gol në 45 minuta, Shqipëri-Çeki premton show në pjesën e dytë
E gjithë vëmendja është e spostuar në Stadiumin Kombëtar, aty ku Shqipëria pret Çekinë në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Sylvinho dhe homologu Hasek kanë shuar të gjitha dilemat, duke zgjedhur titullarët për skuadrat respektive. [Më shumë]
Kryeministri Rama ndjek në stadium sfidën Shqipëri-Çeki
Kryeministri Edi Rama është shfaqur mbrëmjen e sotme në stadiumin Air Albania ku po ndjek nga afër ndeshjen Shqipëri- Çeki, e vlefshme për Nations League. Kreu i qeverisë duket se ka zgjedhur të ndjekë nga afër sfidën, i shoqëruar nga një tjetër anëtar i kabinetit të tij, ministri i Jashtëm Igli Hasani. Po ashtu pranë Ramës… [Më shumë]
I gjithë stadiumi në kor, shikoni momentin emocionues kur ekzekutohet himni i Shqipërisë
Kombëtarja e Shqipërisë përballet me Çekinë në sfidën që vlen për Ligën e Kombeve. Përpara sfidës janë ekzekutuar himnet. Më poshtë iu sjellim momentet emocionuese ku të gjithë janë në këmbë dhe këndojnë… [Më shumë]
“Shqiponja është e uritur”, kryevepër kuqezi me banderolën në tribuna
Ata e fitojnë gjithmonë “betejën” e tyre në shkallët e stadiumit. Tifozët Kuqezi kanë shpalosur një banderolë mjaft interesante për ndeshje Shqipëri-Çeki, që mbahet në Stadiumin Kombëtar. “Shqiponjat janë të uritura”, shkruhej në banderolën goditëse të mbështetësve të përfaqësueses tonë. Kujtojmë që ky takim… [Më shumë]
Braktisja e ndeshjes nga Kosova, akt i detyrueshëm
Nga Marko Caka Nju Jork E pashë ndeshjen e mbrëmshme Rumani-Kosovë në TV që nga fillimi por që fundi nuk erdhi kurrë. E doja fundin me një fitore të madhe të Kosovës sepse e meritonte në të gjitha anët. Kush e ka parë këtë Kosovë mbrëmë sinqerisht ka qenë me fat. Një paraqitje e rrallë e saj që të kujton vetëm… [Më shumë]
“E kishim paralajmëruar UEFA-n”; FFK reagon pas incidenteve në ndeshjen me Rumaninë
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka dalë me një deklaratë publike ku ka sqaruar gjithçka çfarë ka ndodhur dhe si ka ardhur deri te ndërprerja e ndeshjes së Kosovës me Rumaninë, të zhvilluar të premten mbrëma në Bukuresht. Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë nuk ka përfunduar si çdo ndeshje, pasi futbollistët dardanët… [Më shumë]
Kapiteni Rrahmani: Kosova është Kosovë dhe kështu do të mbetet
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka dalë në konferencë për media pas vendimit për të mos u kthyer në fushë ndaj Rumanisë. Qendërmbrojtësi kosovar i bëri thirrje UEFA-s që të ndërmarrë masat e nevojshme. “Sonte ka pasur ofendime dhe thirrje racore gjatë tërë ndeshjes. Kemi kërkuar tri herë të marrin masa… [Më shumë]
Suspendohet ndeshja Rumani – Kosovë
Është suspenduar ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës. Kjo u vërtetua nga regjia e UEFA-së. Pak para fundit, tifozët rumun filluan me thirrje raciste ”Serbia Serbia” gjë që bëri që futbollistët kosovarë të braktisin… [Më shumë]
Çekia, një finale e “zjarrtë”, Shqipëria luan fatin në Ligën e Kombeve
Nga e shkuara tek e tashmja. Një vit më parë ndaj Çekisë në Tiranë mori formë të plotë kualifikimi në “Euro2024”, por brenda një viti balancat ndryshuan sërish, pasi Çekia na shkaktoi një humbje të rëndë në Pragë, një humbje të pastër 2-0 që nxori në pah limitet e Shqipërisë. Sylvinho dhe stafi i tij kanë punuar me kohë të plotë… [Më shumë]
Maqedonia e Veriut siguron Ligën B
Maqedonia e Veriut e ka fituar Grupin C4 me 13 pikë pas pesë ndeshjeve dhe ka avancuar në Ligën B të Ligës së Kombeve. Një gjë të tillë, Maqedonia e Veriut e arriti të enjten mbrëma, pas fitores 1:0 ndaj Letonisë në Shkup. Nikola Serafimov e shënoi golin e fitores në minutën e 57-të. [Më shumë]
Golashënuesi i Tiranës këtë sezon, francezi rezulton vendimtar te bardheblutë
Te Tirana po bëjnë llogaritë për situatën që po kalon. Kuptohet që ekipi ka kaluar krizë rezultatesh, ndërsa i vetmi që shpëton quhet Ualid Zharmuni. Sulmuesi ka shënuar 5 gola, katër nga të cilat si rrjetë e parë. Golat e tij janë përkthyer në 6 pikë. Vendimtarë mbeten golat e Prengajt, Ndrecës apo edhe Ismajlit. Nga sulmuesit… [Më shumë]
Pas Balajt, tërhiqet edhe Odise Roshi, FSHF vlerëson “raketën” kuqezi
Federata e Futbollit është njohur me vendimin e Odise Roshit për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme me ngjyrat kuqezi. Odise Roshi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin Kombëtar, duke dhënë gjithmonë maksimumin e tij në arritjet historike të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. [Më shumë]
Kosova pëson humbje të thellë nga Austria në kualifikimet për kampionat evropian
Kombëtarja e Kosovës U19 ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Dardanët e rinj u mposhtën bindshëm nga Austria U19 me rezultat 4:0. Pjesa e parë ishte paksa më e balancuar ani pse mysafirët udhëhoqën me rezultat 0:1. [Më shumë]
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës këtë javë do të luajë në Shkup
Këtë javë, përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luajnë dy ndeshje kontrolluese në Shkup te grupmoshat e U-21.Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup ndeshja e parë kontrolluese do të luhet më 14 nëntor me fillim nga ora 13:00, ndërsa ndeshja e dytë më 17 nëntor duke filluar prej orës 12:00. [Më shumë]
“Tifozët kuqezi shtysë për ne”, “Duam rezultat pozitiv, jap gjithçka për këtë fanelë” – Ramadani karikon skuadrën para Çekisë
Këtë të mërkurë, në konferencë për shtyp 3 ditë përpara sfidës së parafundit në Grupin B1 të Nations League, ishin prezent dy futbollistët e kombëtares tonë, sulmuesi Indrit Tuci si dhe mesfushori i Leçes, Ylber Ramadani. Mesfushori i Leçes, Ylber Ramadani, lidhur me dy ndeshjet e fundit të ekipit tonë kuqezi dhe se çfarë ai pret… [Më shumë]
Kuqezinjtë vazhdojnë përgatitjet për sfidën me Çekinë
Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e së martës seancën e dytë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me grupin në stërvitje nuk ishin vetëm Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami. Të dy lojtarët do të bashkohen në mbrëmje me skuadrën… [Më shumë]
Humbja e thellë përballë Tiranës, Bylisit i komplikohen llogaritë
Disfata me Tiranën ishte e dyta që Bylisi pëson në këtë kampionat pas asaj me Egnatian në Rrogozhinë, me të njëjtin rezultat, 4-0. Ishte një nga paraqitjet më zhgënjyese të ballshiotëve ajo që u pa në “Niko Dovana”, ku skuadra nuk e goditi asnjëherë portën e Tiranës dhe asnjë nga repartet nuk funksionoi. [Më shumë]
Dy vitet e fundit, “Demat” e Partizanit janë superfuqia e kryeqytetit
Në vitet e fundit Partizani po arrin të ketë një raport shumë të mirë me derbet dhe mund të konsiderohet edhe si një mjeshtër i këtyre ndeshjeve, që kanë tjetër karakteristikë, krahasuar me të tjerat. Së fundmi ata arritën të fitonin me Dinamon në një ndeshje të heshtur në tribuna, por shumë të flaktë në fushë… [Më shumë]
Gjoni Palokaj nga Kosova e mposht sllovakun Karol Ryšavýn
Në kategorinë Oktagon deri në 63 kilogramë, garuesi kosovar Gjoni Palokaj e mundi me pikë pas tre rundesh sllovakun Karol Ryšavýn. Meçi u mbajt të shtunën mbrëma në Bratisllavë, prej nga ishte edhe kundërshtari i prizrenasit Palokaj, në sallën që pati rreth 13 mijë shikues. Pas fitores brilante, Palokaj festoi me flamurin kuq e zi. [Më shumë]
Shqipëria me mungesa, Sylvinho i fton tre lojtarë të rinj
Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla dhe Kejdi Bare nuk do të jenë të gatshëm për kombëtaren për ndeshjet e ditëve të ardhshme përballë Çekisë dhe Ukrainës, për shkak të dëmtimeve. Prandaj trajneri Silvinjo ka menduar menjëherë t’i zëvendësojë. Ajo që bie në sy është rikthimi në kombëtare i Arbnor Mujës… [Më shumë]
Dëmtimet bëhen makth, Gjimshiti humbet Kombëtaren, dalin analizat
Tre të dhëna përbëjnë një fakt, fakt është që Liga e Kombeve kthehet në mallkim për Berat Gjimshitin. Për herë të tretë radhazi, kapiteni kuqezi humbet grumbullimin me ekipin përfaqësues duke mos zbritur për asnjë minutë në këtë turne. Kjo është një humbje e madhe për Sylvinho-n pasi prezenca e tij është thjesht… [Më shumë]
Fetai nuk i fsheh emocionet: ëndrra e çdo fëmije të luaj me Kombëtaren, kërkojmë maksimumin ndaj Çekisë
Mesfushori i Shqipërisë, Feta Fetai ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp ku iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. “Hera e parë është më e veçantë por edhe kësaj here shumë mirë, më kanë pritur shumë mirë dhe me shumë ngrohtësi. Ëndrra e çdo fëmije është të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë… [Më shumë]
“Buzëqesh” Sylvinho, Uzuni i papërmbajtshëm, dopietë dhe 3 pikë me Granada-n, Alen Sherri debutim historik ndaj Milanit
Lajme të mira për legjionarët tanë që luajnë në Evropë, 24 orë nga nisja e grumbullimit, në kuadër të dy ndeshjeve të fundit në Ligën e Kombeve për përfaqësuesen kuqezi. Shumë arsye për të buzëqeshur për Sylvinhon, teksa Myrto Uzuni nuk di të ndalet në La Liga 2 me Granadën e tij, teksa kësaj radhe realizoi një dopietë… [Më shumë]
Kombëtarja U-21 luan dy ndeshje miqësore me Moldavinë, trajneri Bushi publikon listën
Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore më 15 dhe 18 nëntor ndaj Moldavisë. Kuqezinjtë nisin të hënën grumbullimin për këto dy takime, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me emrat e 22 lojtarëve të ftuar. Tetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa futbollistët e tjerë aktivizohen… [Më shumë]
“Goleadë” në Tetovë – Struga TL mposht Rabotniçkin
18 gola të shënuara në 6 ndeshje, është epilogu I xhiros së 14-të në Ligën e Parë të Futbollit. Në Tetovë u shënuan 7 gola, në Shkup 5, kurse Gostivari me “poker” golash mposhti Voskën. Rabotniçki pësoi disfatë nga Struga TL. [Më shumë]
Skandal në Zvicër, gazetari helvetik nuk e përfshiu Granit Xhakën në votat për Topin të Artë
Granit Xhaka doli i 16-ti në garën për Topin e Artë 2024, u votua nga dy shtete në tri vendet e para, por nuk mori asnjë pikë nga Zvicra duke shkaktuar skandal në shtetin helvetik. Çmimet e Topit të Artë shkaktuan shumë emocione më 28 tetor. Ylli i Manceshter Cityt, Rodri mundi në garë Vinicius Junior të Real Madridit. Një zgjedhje që shkaktoi… [Më shumë]
Dita e ndeshjeve: sot luhen dy përballje të forta në Albi Mall Superligën e Kosovës
Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës, të vlefshme për xhiron e 13-të. Vikendi na sjell ndeshje të kampionatit elitar kosovar, ku xhiro e 13-të… [Më shumë]
Renditja e plotë e pikëve të Topit të Artë 2024: nga diferenca e vogël e Rodrit me Vinicius Jr deri te zero pikë për vendet e fundit
Fituesi i Topit të Artë 2024 me 1170 pikë, Rodri mundi Vinicius Jr me vetëm 41 diferencë. Kylian Mbappe humbi vendin në ‘top 5’ për 12 pikë, ndërsa nuk munguan befasitë në renditjen e plotë. E njohur që prej datës 28 tetor 2024, ditën e ceremonisë, renditja e Topit të Artë për meshkuj 2024 zbulon sot numrin e pikëve… [Më shumë]