33
Takimet e Blinken
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka nisur vizitën e tij të parë në vendin tonë, ndërkohë që avioni i tij zbriti sipas orarit në tokën shqiptare. Në pritje të Blinken, i cili shoqërohet nga ish-ambasadorja Yuri Kim, në Rinas ishte ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati dhe ambasadori amerikan në Tiranë, David Wisner.
Pasi u takua me zyrtarët, eskorta e Blinken u nis drejt Tiranës, ndërsa të gjitha rrugët janë të ‘fortifikuara’ nga policia dhe nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve.
Takimet e Blinken
Zbardhen detaje nga vizita e Blinken sot në Tiranë. Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje live për News24, tha se Blinken pasi mbërriti në kryeqytetin shqiptar, qëndroi në një ambient privat për pak miniuta dhe më pas do të takojë stafin e ambasadës amerikane. Po ashtu Blinken do të ketë dhe një takim e emigrantë afganë për pajisjen e tyre me viza speciale. Më pas zyrtari amerikan do të ketë një takim me zotin Begaj në orën 15:05 dhe më pas do të përshkojë bulevardin Dëshmorët e Kombit ku do të takohet me një grup të rinjsh.