31
Konventa synon lehtësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në materien penale ndërmjet shteteve anëtare dhe të sigurojë bashkëpunim juridik ndërkombëtar efektiv, në hetimin dhe ndjekjen penale të këtyre krimeve. Konventa, si një instrument ndërkombëtar jashtëzakonisht i rëndësishëm, paraqet mjet praktik që do t’i ndihmojë shtetet anëtare.
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në Hagë nënshkroi Konventën për bashkëpunim ndërkombëtar në hetimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera ndërkombëtare.
Ministri Lloga mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Konventës së Lubjanës-Hagës në Pallatin e Paqes në Hagë, Holandë.
Konventa synon lehtësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në materien penale ndërmjet shteteve anëtare dhe të sigurojë bashkëpunim juridik ndërkombëtar efektiv, në hetimin dhe ndjekjen penale të këtyre krimeve. Konventa, si një instrument ndërkombëtar jashtëzakonisht i rëndësishëm, paraqet mjet praktik që do t’i ndihmojë shtetet anëtare.
Me të do të mundësohet forcimi i sistemeve juridike kombëtare dhe pritet të ulet ndjeshëm mosndëshkimi i kryerësve të këtyre veprave të rënda penale. Kjo sidomos për faktin se, Konventa fokusohet në detyrimin e shteteve për të ndjekur penalisht këto vepra penale dhe në këtë kuptim adreson nevojën për të rritur efikasitetin e hetimeve dhe ndjekjeve penale në nivel kombëtar.
Iniciativa për këtë Konventë ka filluar në vitin 2011 dhe ka mbështetje të madhe nga 80-të vende, mes të cilave edhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut.