43
Kompania jug-koreane e ndërtimit Booyoung Group, planifikon të japë miliona dollarë për të ndihmuar në rregullimin e nivelit shumë të ulët të lindjeve në Korenë e Jugut.
Kompania me seli në Seul planifikon t’i japë secilit prej punonjësve të saj 100 milionë won koreane (75,000 dollarë) sa herë që ata kanë një fëmijë.
Për më tepër, ajo do të japë një total prej shtatë miliardë won koreanë (5.25 milionë dollarë) në para, për punonjësit që kanë lindur 70 foshnja që nga viti 2021.
Një zëdhënës i Booyoung deklaroi se kjo ndihmë në para është e destinuar si për gratë ashtu edhe për burrat.
Shkalla e lindshmërisë së Koresë së Jugut në vitin 2022 ishte 0.78, që ishte shkalla më e ulët e lindshmërisë në botë.
Kjo normë pritet të bjerë në 0.65 deri në vitin e ardhshëm. Këto shifra zyrtare tregojnë se Koreja e Jugut ka një bombë demografike me sahat.
Shoqëritë e vendeve të tjera të Azisë Lindore po plaken gjithashtu me shpejtësi pas disa dekadash industrializimi dramatik.
Shoqëritë e shumë vendeve evropiane po plaken gjithashtu, por shpejtësia dhe pasojat e këtij procesi janë moderuar nga imigracioni.