38
Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar krizën e koalicionit qeverisës në Komunë të Prishtinës.
Ai i ka dalë krah ish-drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, i cili është shkarkuar dje nga kryetari Përparim Rama.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mushkolaj ka shkruar se arsyet e kryetarit të kryeqyteti për shkarkimin e Musliut nuk qëndrojnë.
Sipas tij, shkarkimi ka ndodhur për faktin që PDK-së nuk e ka përkrahur në skandalin e shkëmbimit të pronave.
“Gjendja me bërllog n’Prishtinë është e njëjtë, skandaloze, që kur Perparimi është zgjedhë kryetar. Pse ai nuk e shkarkoi drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliun, qe dy vjet, por bash tash kur PDK nuk e përkrahu në skandalin e këmbimit të pronave? Përndryshe Ilirikun nuk e njoh personalisht, por m’u ka dokë i përkushtum në punë”, ka shkruar Mushkolaj.