41
Një makinë shpërtheu në një garazh nëntokësor në lagjen rezidenciale Schammenkamp në jug të Roterdamit, duke shkaktuar një zjarr të madh në një ndërtesë që ndodhet sipër, duke lënë dy të plagosur dhe tre të zhdukur.
Sipas të përditshmes holandeze De Telegraaf, dhjetë shtëpi u shkatërruan të hënën në mbrëmje, dhe 44 shtëpi u dëmtuan aq shumë sa banorët nuk mund të hyjnë më në to.
Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa ka thyer shumë xhama në lagje.
“Është me të vërtetë një fatkeqësi e madhe,” tha një banor për NL Times.
Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve ka marrë tretman mjekësor në vendngjarje, ndërsa tjetri në spital.
Tre persona të tjerë u raportuan të zhdukur.
Qasja në zonën e shkatërruar ishte e pamundur, dhe dronët dhe qentë e trajnuar posaçërisht u dërguan për të hetuar, pa asnjë rezultat.
Policia thotë se nuk po përjashton asnjë pistë dhe po studion të gjithë skenarët e mundshëm, duke përfshirë një shpërthim gazi natyror, por hetimet në terren nuk mund të fillonin pasi nuk mund të hyhej në ndërtesë.
Një dyqan fishekzjarre ndodhet pranë skenës së dramës, gjë që nxiti thashetheme të shumta, por policia siguron se shpërthimi – i klasifikuar si “i madh” – nuk korrespondon me një shpërthim fishekzjarre dhe dyqani nuk u godit.