35
Kryeministri Talat Xhaferi hapi sot seancën konstituive të qeverisë së sapoformuar kalimtare, duke uruar zgjedhjen e të gjithë ministrave, përcjell TV21. Në fillim të seancës ai u tha ministrave që të mos vendosin kufje për përkthim, sepse fjalimin e hapjes do ta lexojë në të dyja gjuhët. Xhaferi foli fillimisht në shqip, e më pas në maqedonisht.
“Jemi këtu edhe për të siguruar funksionimin e rregullt të institucionit, bashkëpunimin dhe gjithë përfshirjen në punë dhe pres nga kjo Qeveri efikasitet dhe pres që Qeveria të jetë në funksion të interesave të qytetarëve duke qenë transparente dhe llogaridhënëse”, tha mes tjerash kryeministri Xhaferi.