40
Policia e Kosovës në Gjilan ka gjobitur me 500 euro ngasësin me inicialet I.V. (49), komunitet serb, gjatë kontrollit në trafik në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj.
Të njëjtit pasi i është bërë matja me alkool test, ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.52 promilë.
Këtij kundërvajtësi i janë marrë edhe tri pikë negative dhe është vendosur masa mbrojtëse e heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej një viti.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan inkurajon qytetarët që të gjitha kundërvajtjet t’i raportojnë në stacionin më të afërm policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, e-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë 192; 038 508 07001. Të dhënat e tyre do të ruhen ne konfidencialitet të plotë