35
Shumicën e rasteve gjyqësore në kontestet gjyqësore për tokën e shpronësuar në veri për vendosje të stacioneve policore i ka fituar Qeveria. Megjithatë, në dy prej tyre ka pasur paditës serbë që kanë fituar në të dyja shkallët. Qeveria ka paralajmëruar nxjerrjen e një vendimi përfundimtar ku nuk do të përfshihen pronat e paditësve që fituan rastet në gjykatë
Në bazë të vendimeve, në arsyetimin e tri rasteve që i ka fituar Qeveria, si në Themeloren e Prishtinës ashtu edhe në Apel, thuhet se vendimi administrativ mund të kundërshtohet në gjykatë vetëm kur merr formën e vendimit përfundimtar. Vendimet qeveritare për shpronësime në veri janë të formës preliminare e jo përfundimtare.
“E drejta e pronës është e drejtë absolute dhe e garantuar nga të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe përjashtimisht mund të hiqet dhe të kufizohet për arsye ligjore të përcaktuara rreptësisht, nëse paraprakisht është vërtetuar interesi publik, i cili është përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës, protokollin 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore. Në rastin konkret organi i shpronësimit në mënyrë të rëndë ka shkelur rregullat e procedurës së parashikuar të nenit 10 të Ligjit për shpronësimin e pasurisë së paluajtshme, dhe ka qenë i detyruar të fillojë nga dita kur të plotësohen kushtet e përshkruara me nenin 8 të të njëjtit ligj në afat prej 10 ditësh kalendarike, me të cilin personat e interesuar kanë të drejtë të paraqesin komentet në lidhje me shpronësimin e kërkuar”, thuhet në aktgjykim.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com