Në takim është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur te Kryesia e Kuvendit. Takimi vjen pasi dje shefi i Qeverisë prezantoi paketën ligjore kundër dhunës në protesta, e cila parashikon ashpërsim të masave kundër atyre që kryejnë akte vandale gjatë tubimeve
Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit.
Në takim është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur te Kryesia e Kuvendit, si dhe deputetët e ministrat e PS.
Takimi vjen pasi dje Rama prezantoi një paketë masash të cilat i quajti anti-dhunë. Këto ndryshime ligjore parashikojnë ashpërsim të masave kundër protestuesve të dhunshëm.