Patëllxhanë me speca të kuq dhe erëza
Përbërësit:
1 patëllxhan
3 speca të kuq
1 thelpi hudhër
Majdanoz
Kripë
Piper
Vaj ulliri
Përgatitja:
Patëllxhanët i pjekim në furrë derisa të zbuten edhe lëkura t’i hiqet kollaj. I presim me thikë derisa të grimcohen, shtojmë hudhrën, kripë, piper, vaj ulliri dhe majdanoz. E shërbejmë në pjatë me vaj dhe majdanoz të freskët.