Me moton “Ata janë të gjallë” në Kompleksin memorial në fshatin Sopot të Kumanovës, u përkujtua 80 vjetori i masakrës së Sopotit, ku më 3 dhe 4 nëntorit të vitit 1944, forcat partizane dhe çetnike ekzekutuan 64 banorë, mes të cilëve fëmijë nga mosha 7 vjeçe, të rinj dhe burra.
Në kuadër të manifestimit përkujtimor, pas homazheve pranë varrezave në kompleksin memorial u vizitua muzeu përkujtimor “Kulla e martirëve”, përcjell INA.
Në këtë ngjarje të rëndësishme të kësaj treve përpos familjarëve ishin edhe mysafirë nga troje të ndryshme, veteranë të UÇK-së dhe veprimtarë tjerë.
Këtë manifestim e nderoi edhe këngëtari epik kumanovar, Ismet Bexheti, i cili promvoi këngën “Martirët e Sopotit”, kushtuar martirëve të kësaj toke.
Para manifestimit ishte organizuar marshi tashmë tradicional nga Klubi Bjeshkatar “Kumanova” me moton “Ata janë gjallë”, ku ishin pjesëmarrëse shoqëritë bjeshkatare nga gjitha trojet shqiptare.(INA)