35
Java që po lejmë pas, lajm kryesor pati ndodhitë në Aleancës për Shqiptarët. Lideri i kësaj partie, Arben Taravari, përmes një postimi në rrjetet sociale prezantoi vendimin e tij për të dalur bashkë me opozitën shqiptare në zgjedhjet parlamentare e presidenciale të Prill-Majit të këtij viti.
Vendimi i prezantuar nga ai, ra në kundërshtim me kryetarin e Kuvendit qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Kryetari i Qeverisë, Talat Xhaferi, në mbledhjen e parë të përbërjes së re qeveritare, informoi anëtarët e Qeverisë se për zëvendës e tij.
Ministria e Shëndetësisë njofton se për shkak të skadimit të mandatit në periudhën parazgjedhore, në 3 institucione shëndetësore publike zhvillohen konkurse për përzgjedhjen e 4 pozitave për drejtorë.
Një lajm tjetër me interes për publikun ishte zhdukja e 14 vjeçares nga Hasanbegu. Pa kaluar shumë kohë, familja njoftoi që vajza ishte gjetur.
Ndërkohë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shoqëruar nga kryeministri Talat Xhaferi kanë takuar qytetarët e Kumanovës. Në fjalimin e tij ai tha se ky shtet do të jetë i barabartë si të gjitha shtetet.
Sakaq, edhe gjatë kësaj jave Çashka mbeti e bllokuar. Bllokimi i hyrjes dhe daljes së Çashkës nga protestuesit, vazhdon të mbajë peng funksionimin e shkollës fillore “Todor Janev” ku mësojnë mbi 150 nxënës shqiptarë dhe maqedonas të kësaj komune.
Ndërkohë, Sindikata e Fondit të Sigurimit Shëndetësor ka njoftuar se të punësuarit nga e hëna do të hyjnë në grevë. Sipas sindikatës, të gjitha njësitë rajonale të Fondit do të jenë në grevë dhe do të kryejnë vetëm detyrat e nevojshme.
“VMRO-DPMNE opozitare duhet të bëj publike se çfarë ofron për integrimet evropiane të vendit”, thotë në një intervistë për TV 24, ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler. Ajo tha se do të jem e lumtur nëse Mickoski i’a tregon planin, por edhe më e rëndësishme është që ky plan të shpaloset qytetarëve në mënyrë sa më transparente.
VMRO-DPMNE është e vetëdijshme për interesin e publikut në planin e integrimit evropian të Maqedonisë, kjo u theksua nga opozita pasi ambasadorja amerikane Angela Ageler, një ditë më parë në një intervistë televizive tha se do të ishte e kënaqur të dinte se çfarë zgjidhjesh ofron opozita për ndryshimet kushtetuese.
Fuqishëm i mbështesim përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të kërkuar përgjegjësi nga ata që e keqpërdorin besimin e publikut për përfitime personale, deklaroi për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.