Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka reaguar zyrtarisht pas ngjarjes ku një 63-vjeçar pi fotoksinë para godinës.
SPAK thekson se qytetari është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022. Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos shkuar për të marrë përgjigje.
Pas disa orësh, jashtë ambjenteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth ngjarjes sipas SPAK. Reagimi i plotë:
Në lidhje me incidentin e sotëm të qytetarit Pal Trashaj të ndodhur jashtë Prokurorisë së Posaçme, institucioni ynë i uron z. Trashaj shërim të shpejtë! Sqarojmë se qytetari në fjalë është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022. Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje. Pas disa orësh, jashtë ambjenteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj.
Institucioni ynë ka bërë menjëherë verifikimet rreth këtij incidenti për të sqaruar çdo veprim të punonjësve të tij. Prokuroria e Posaçme, garanton se do t’i përgjigjet në kohë çdo qytetari me korrektësi dhe në zbatim të ligjit për çështje që janë në kompetencën e saj. Gjatë kësaj të marte në kushte depresioni ai tentoi t’i jepte fund jetës duke pirë fotoksinë përpara dyerve të SPAK.
Pal Trashaj, banues në Lezhë prej disa orësh priste përpara dyerve të SPAK-ut pasi kishte kërkuar një takim me zyrtarët e këtij institucioni. Pasi nuk arriti të kryente takimin, Trashaj ka pirë fotoksinë. Edhe pse u bë ndërhyrja e urgjencës 63 vjeçari vijon të jetë në gjendje të rëndë dhe në luftë për jetën.
Trashaj kërkonte që SPAK të merrte përsipër çështjen e grabitjes së pronës së tij nga dy përmbarues, për të cilët më herët kishte bërë një padi civile në Gjykatën e Lezhës. Ai pretendonte se kredinë e kishte shlyer dhe se veprimet e kryera për sekuestrimin e pronës së tij ishin të paligjshme.
Çështja mbeti e pazgjidhur dhe ishte ende në proces gjykimi me vite, ndërsa më herët në 2015-tën, Trashaj ishte gjobitur edhe nga gjykata e Tiranës për shkak se kishte kërcënuar me mesazhe një drejtor të një banke të nivelit të dytë.
Pal Trashaj njihet si historian në qytetin e Lezhës, ku është angazhuar në shumë aktivitete kulturore-sociale e po ashtu ka ngritur mjaft problematike për shume monumente kulturore. Për disa vite ka ushtruar edhe detyrën si Kryetar i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.