Të dhënat e Censit, thonë se 48 mijë shqiptarë apo 2.2% e popullsisë në Shqipëri nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë.
Kjo është një rënie e lehtë nga viti 2011, në atë kohë kur analfabetizmi ishte i përhapur në 2.8% të popullsisë.
Gjatë një periudhe 12-vjeçare ka një rënie me 40 % të numrit të analfabetëve, shkruan Tvklan.al.
Nga 48 mijë analfabetë, 21 mijë janë persona me aftësi të kufizuara, duke zënë kështu 44% të totalit të analfabetëve në vend.
“Është një problem për shkollën shqiptare. Nuk kemi një shkollë për të përgatitur mësues për të trajtuar këto kategori. Në fakultetin tonë kemi studentë dhe ka vështiresi në aksesin te njohuritë që ne japim”, shtoi Rrokaj.
Analfabetizmi rezulton të jetë më i përhapur te femrat sesa tek meshkujt.
Shumica e qytetarëve që nuk dinë të shkruajnë dhe lexojnë shqip janë mbi 35 vjeç, ndërsa 16% i përkasin grupmoshës nga mosha 10-35 vjeç.