©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Ditën e sotme rreth 28 mijë maturantë do tu rikthehen ambienteve të gjimnazeve për tu nënshtruar provimit të tretë të maturës shtetërore atë të lëndës së matematikës. Ky është provimi i tretë që maturantët në vend i nënshtrohen ndërsa provimi i fundit është më datë 24 qershor në lidhje me lëndën me zgjedhje.
Ashtu siç edhe në provimet e tjera edhe ditën e sotme provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta. Provimi zhvillohet në salla të mëdha ndërsa raportohet se qendrat e provimit janë të pajisura me kamera, që monitorojnë procesin. Provimet në total kanë 60 pikë, 20 pikë pyetjet me alternativa, dhe 40 në ato me shtjellim.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com