©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
23 vjetori i rënies së familjes Zymberi, Ahmeti: Kjo sakrificë i tregoi shqiptarëve por edhe mbarë botës, se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep.
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në një postim në rrjetin social facebook ka shkruar se familja Zymberi i tregoi shqiptarëve por edhe mbarë botës, se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep.
“Sakrifica e familjes Zymberi i tregoi shqiptarëve por edhe mbarë botës, se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep. 23 vjetorin e rënies së tyre e përkujtojmë si humbjen dhe dhimbjen më të madhe që lëvizi historinë e vendit tonë.
Selvija, Mersimi, Neali, Hisnija, Jenuzi, Valbona, Syzana, Nerimani, Fitimi e Fitorja janë dritë e pashuar e vlerave më të larta të humanizmit.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për komb dhe atdhe!” ka shkruar Ahmeti.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com