Të paktën kështu thotë edhe një dokument i Drejtorisë së Emigracionit dhe Doganave (ICE), në SHBA, i publikuar nga Fox News. Shifra prej 1.4 milionë do të thotë se çështjet e atyre që janë urdhëruar të largohen janë dëgjuar dhe më pas është vendosur për dëbimin e tyre.
Dokumenti i publikuar nga kjo media amerikane pasqyron të dhëna nga nëntori i vitit 2024, të cilat thuhet se do të gjejnë zbatim edhe gjatë fushatës anti-emigracion të presidentit Trump
Dokumenti i Operacioneve të Zbatimit dhe Dëbimit të ICE-së (ERO) zbulon se këta qytetarë shqiptarë janë aktualisht në dosjen e personave që nuk janë në paraburgimet e ICE-së me urdhra përfundimtarë të largimit, duke e vendosur Shqipërinë midis vendeve të rangut të mesëm të prekur nga dëbimet e mundshme.
Nga 1.4 milionë emigrantë të paligjshëm në SHBA, 261, 651 prej tyre rezultojnë me origjinë nga Honduras, 253, 413 nga Guatemala, 252,044 nga Meksikad dhe 203,822 nga El Savador.