11 emigrantë të paligjshëm janë arratisur mbremjen e djeshme nga qendra e pritjes në Karreç të Durrësit.
Ende nuk dihet nëse kanë patur ndihmë emigrantët për tu larguar nga qendra, e cila është nën kontrollin e policisë.
Për ketë arsye mësohet se AMP ka nisur një hetim brenda qendrës ku janë marrë në pyetje efektivët që kanë qënë në shërbim gjatë momentit kur ka ndodhur arratisja.
Të gjithë këta persona janë te kapur me heret nga autoritetet shqiptare në tentative për te kaluar ilegalisht ndihmuar edhe nga grupe kriminale që merren me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm.
Qendra e mbyllur për te huaj, Karec ka qëllim strehimin e të huajve të parregullt ne territorin e Republikës së Shqipërisë, ndaj te cilëve shte marrë nje masë ndalimi ne perputhje me legjislacionin ne fuqi, individë të ndaluar per kalim të paligishem kufiri, si edhe azilkerkues potenciale.
Qendra e mbyllur eshte nje strukture ne varesi te Dreitorise se Migracionit, pjesë e Departamentit per Kufirin dhe Migracionin, ne Drejtorine e Përgjithshme te Policise së Shtetit.