“Duam ajër të pastër”, “Ajrin e kemi helm, qeveria është e shurdhër”, “Nga ndotja nuk shihet e ardhmja” – ishin parullat me të cilat shkupjanët për hertë të dytë marshuan në shenjë proteste kundër ajrit të ndotur.
Marshi nisi para Ministrisë për Ambient Jetësor, kaloi pranë Kuvendit dhe Qeverisë për të përfunduar para Qytetit të Shkupit.
Nisma ishte inicuar nga OJQ “Qyteti I gjelbër human”, nga ku u dërguan katër kërkesa për “betejën” anti-ndotje në Shkup.
Të ketë monitorim të vazhdueshëm të objekteve industriale, ngrohja ekologjike në Klinikën për Fëmijë në Kozle që ende ngrohet me mazut, kërkesa e tretë është zgjidhja e transportit publik me prioritet për transportin me biçikleta në vend të veturave dhe kërkesa e katërt menaxhimi më i mirë me mbeturinat.
Organizatorët thanë se kanë kaluar dy javë pas dorëzimit të kërkesave nga protesta e parë dhe ende nuk kanë përgjigje.
BORJAN JOVANOVSKI – “QYTETI I GJELBËR HUMAN”
“Këtë protestë, sikurse edhe tjerat, e kemi bërë ekskluzivisht konstruktive. Kjo do të thotë se kemi ardhë me kërkesa, I kemi dorëzuar kërkesat, kemi pritur përgjigje nga institucionet dhe pasi nuk morëm përgjigje kemi vazhduar të protestojmë, Njerëz këtu kemi ardhë për ta zgjidhur problemin, e jo të xhirojmë video dhe të shtiremi se është interesante.”
Organizatorët e marshit protesues thonë se protesta organizohet për shkak se për çdo vit prej 3.828 deri në 5.000 njerëz në vend humbin jetën si pasojë e drejtpërdrejtë e ekspozimit ndaj grimcave të dëmshme PM 2.5.