Një ditë pasi zyrtarisht u konfirmua rasti i parë me `linë e majmunëve` më Kosovë tek një 30 vjeçar i kthyer nga një shtet i Afrikës, Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me rekomandime se si të mbrohen njerëzit nga Mpox.
Sipas IKSHPK-së, MPOX apo siç po njihet ndryshe si ‘lia e majmunëve’ mund të merret nga kontakti i ngushtë me personin që e ka linë.
“Lia M përhapet më lehtë gjatë kontaktit të ngushtë me lëkurë e vecanërisht gjatë seksit”, ka shpjeguar IKSHPK-ja.
Sipas tyre, simptomat më të zakonshme te ata që kanë Linë e Majmunëve janë: skuqje, nyje limfatike të ënjtura, ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulore, dhimbje shpine dhe rektale, energji e ulët.
Ndërkohë, sipas IKSHPK-së për të zvogëluar rrezikun e infektimit nga Lia M duhet të shmanget kontakti i ngushtë me personat që kanë skuqje të ngjashme me Linë M, të mbahen duart e pastra, të vaksinohen nëse u jepet mundësia, të rishikojnë këshillat e udhëtimit, e të shmangin kafshët e egra.
Një i infektuar me Linë M sipas IKSHPK-së duhet të izolohet, të njoftojë kontaktet e ngushta dhe të kërkohet kujdes shëndetësorë.