41
Bayern Munich e ka seriozisht për Ronald Araujo.
Gjigantët bavarezë janë fiksuar keq pas mbrojtësit të Barcelonës. Uruguajani ka disa javë që është në fokusin e klubit kampion të Gjermanisë, por katalanasit duket se nuk dëshirojnë të hapen për shitje.
Araujo ka një klauzolë lirimi prej një miliard euro, të sanksionuar nga rinovimi i fundit i kontratës, por për një ofertë logjike bindëse, mbrojtësi mund të lëvizë.
Sipas asaj që raporton “Sport”, Bayerni do të ishte gati të vendoste 80 milionë euro në tryezë për uruguajanin, një objektiv shumë i lakmuar i dyshes Tuchel-Freund. Te bavarezët e konsiderojnë lojtarin në fjalë themelor si Harry Kane. Me një ofertë të ngjashme, Barça gjithashtu mund të lëkundet dhe e ardhmja e Araujo mund të jetë sërish në dyshim.
Ndërkohë, Bayern Munich mund t’i japë Harry Kane një ish-bashkëlojtar dhe mik. Sipas raporteve nga “Sky Deutschland”, bavarezët po vlerësojnë mundësinë e nënshkrimit të Eric Dier, kontrata e të cilit skadon në qershor.