Shkolla Fillore “Mihal Grameno” duket se ka një telashe ende të pazgjidhur. Prindërit e klasës së parë (1/12) janë ankuar se ndihen të diskriminuar.
Kjo, sipas tyre, është se klasa e fëmijëve të tyre nuk është si të tjerat me ndërrim.
“…ne si prindër jemi ankuar shkaku i ndërrimit për këtë klase sepse vetëm klasa e I/12 eshte veçuar prej klasave tjera ( arsyeja perse kemi qene kundër këtij ndërrimi ka qene frika se femijet tane do te jene te anashkaluar nga cdo organizim social apo edukativo-arsimor), drejtoresha na është drejtuar se organizimi se si i sjellim/ i marrim fëmijët nga shkolla është problem i joni si prindër.
Reagimi i plotë
Pershendetje per te gjithe, se pari shprehi felenderim per prinderit e (x nënësit) qe na i gezuan te gjithe femijet me dhurata. Arsyeja e dyte qe po shenoj eshte nese mund te kemi nje sqarim nga na juaj si mesues perse femijet tane nuk kane qene prezent ne kete event per femijet e klasave te para. Ne presim qe ju si shkolle edhe pse nuk keni mundur t’i beni te gjitha klasat e para ne nje nderrim te pakten eventet/aktivitetet te jene te organizuara ne ate menyre qe te jene prezente te gjitha klasat e para. Sepse ne fillim te vitit shkollor (ju nuk keni qene ende te angazhuar si mesues andaj disa informata mund te mos i keni) ne si prinder jemi ankuar shkaku i nderrimit per kete klase sepse vetem klasa e I/12 eshte vequar prej klasave tjera ( arsyeja perse kemi qene kunder ketij nderrimi ka qene frika se femijet tane do te jene te anashkaluar nga cdo organizim social apo edukativo-arsimor), drejtoresha na eshte drejtuar se organizimi se si i sjellim/ i marrim femijet nga shkolla eshte problem i joni si prinder. Ne se prinder jemi organizuar secili ne menyren e vet dhe iu jemi pergjigjur ketij nderrimi. Andaj nese arsyeja e kesaj ndarje nga ky event eshte pikerisht nderrimi atehere une propozoj qe ne si prinderi bashkarisht me juve si mesuses te kerkojme nje takim me drejtoreshen dhe te kerkojm nga ajo qe te kete kujdes ne organizimet e radhes, qe te gjitha eventet/aktivitete dhe organizimet qe mbahen per klaset e para te jene ne kohe te pershtatshme qe te jene pjesmarrese te gjitha paraletet e klaseve te para. Se si ajo e menaxhon qeshtjen e aktiviteteve eshte problem i saj. Pra per te miren e femijeve tane, ne si prinder dhe ju si mesues duhet te jemi unik dhe zeri i femijeve brenda shkolles. Kjo ndarje nga ky event eshte e papranueshme per mua si prind dhe besoj edhe per te gjithe prinderit. Nuk eshte ne pyejte dhurata por eshte ne pyetje neglizhenca dhe diskriminimi ndaj kesaj klase. Me shpresen qe ky do te jete rasti i fundit!