Dinamo ka siguruar gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë pas një fitoreje “për t’u harruar” ndaj Skënderbeut në Korçë me shifrat 4-0.
Një fitore për t’u harruar pasi korçarët kishin injoruar plotësisht turneun, edhe pse kishin fituar 2-0 ndeshjen e parë, pasi paraqiteshin sot me shumë lojtarë zëvendësues dhe nga ekipi i të rinjve. Por blutë nuk ia dolën të përfitonin siç pritej nga kjo situatë edhe pse me titullarët për të mbyllur vetë kualifikimin.
Kjo bëri që ndeshja të shkonte me shtesa ku më pas vazhdoi i njëjti trend i dhuratave nga prapavija e korçarëve, që solli golat e Qardakut dhe Zabërgjës për të siguruar kualifikimin pa ngjyrë të Dinamos në gjysmëfinale.
SKËNDERBEU-DINAMO 0-4
30′ (ag) Nasto, 90’+5′ Mandela, 94′ Qardaku, 115′ Zabërgja
NGJARJET KRYESORE
120’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-0 të Dinamos dhe kualifikimin e bluve në gjysmëfinale.
118’ Zabërgja tani tenton nga jashtë zonës, këtë herë topi shkon ngjitur me shtyllën e Rrokut. (VIDEO)
115’ GOOOL DINAMO! Pas një krosimi nga e majta, topi shkon te Zabërgja i cili i vetëm tund rrjetën e portës korçare. (VIDEO)
112’ Futbollistët e Skënderbeut dalin dy herë radhazi në pozicione të mirë kundërsulmi por preferojnë të mos pasojnë dhe humbasin rrezikshmërinë e aksionit.
108’ Jonuzi gjuan nga jashtë zonës, topi përplaset në traversë dhe kalon mbi portën e korçarëve. (VIDEO)
106’ Zabërgja i vetëm merr një pasim në qendër të zonës por ndalet përsëri nga Rroku.
106’ Nis shtesa e dytë.
105’ Mbyllet shtesa e parë.
104’ Rroku ndal edhe një depërtim të Karramba para portës së tij. (VIDEO)
103’ Rroku ndal një gjuajtje të Qardakut i cili ishte i vetëm pas pasimit të Zabërgjës, i lënë edhe një herë i vetëm në zonë.
94’ GOOOL DINAMO! Shkëmbi kthen në mënyrë të gabuar topin mbrapa dhe mbrojtja nuk ndal Qardakun i cili godet i vetëm para Rrokut duke shënuar goli e tretë. (VIDEO)
91’ Pjesa e parë shtesë nis me Xhixhon në vend të Çuçkës te Skënderbeu, ndërsa te Dinamo është Hoxha në vend të Ditës.
90’+10’ Mbyllet me shifrat 2-0 për Dinamon ndeshja, duhen shtesat për të përcaktuar skuadrën që shkon në gjysmëfinale.
90’+9’ Mandela lejohet të bëjë gjithçka në zonë nga lojtarët e Skënderbeut, por gjuajtja e tij përfundon jashtë. (VIDEO)
90’+5’ GOOOL DINAMO! Pas një aksioni të gjatë të Dinamos që ka gjuajtje të njëpasnjëshme të lojtarëve blu të lënë të vetëm në zonë, Mandela më në fund tund rrjetën dhe dyfishon shifrat. (VIDEO)
90’+3’ Mandela i vetëm në zonë gjuan me kokë por çon topin te Rroku.
90’+1’ Vila dhe Meksi i lënë vendin Karrambas dhe Jonuzin në radhët e Dinamos.
90’+1’ Shkëmbi ndëshkohet me të verdhë.
90’ Jepen 7 minuta shtesë.
87’ Rroku devijon përsëri duke ruajtur katërkëndorin e tij të paprekur. (VIDEO)
86’ Mandela gjuan dhe godet shtyllën, më pas një tjetër gjuajtje e tij me kokë kalon jashtë edhe pse me portën thuajse të boshatisur,. (VIDEO)
80’-83’ Markos Ramos kap nga fanella Zabërgjën duke mos e lejuar të shkojë drejt zonës, Rusta lejon lojën të vazhdojë normalisht, Por më pas ftohet nga VAR që të gjykojë pamjet dhe vendos t’i tregojë të kuqin lojtarit të korçarëve. (VIDEO) (VIDEO)
77’ Akpama lëshon një harkim në zonë që devijohet nga Dita duke rrezikuar autogolin. (VIDEO)
76’ Qardaku merr vendin e Gudiabit në radhët e Dinamos.
74’ Topi ndëshkohet me të verdhë për një ndërhyrje ndaj Latifit.
66’ Pas një topi të gjatë në thellësi për Zëbërgjën, Rroku del e devijon sferën, por ka kontakt me sulmuesin. Rusta ndëshkon me të verdhë sulmuesin e Dinamos, teksa korçarët kërkojnë të kuq. (VIDEO)
64’ Janaqi dhe Felipe i lënë vendin në fushë Latifit dhe Shkëmbit në radhët e Skënderbeut.
61’ Mandela i sapofutur merr një pasim të mirë në të majtën në zonë, por gjuajtja e tij kalon mbi traversë. (VIDEO)
59’ Mandela dhe Toli hyjnë në fushë në vend të Bregut dhe Nanit në radhët e Dinamos.
58’ Frenklin dhe Shefiti i lënë vendin në fushë Balajt dhe Emanuel në radhët e Skënderbeut.
54’ Përgjigjet nga ana tjetër Skënderbeu me një zbritje të shpejtë që nxjerr Ukiçin në zonë në pozicion gjuajtje, Meksi largon rrezikun.
54’ Qefalija driblon dy lojtarë në zonë në krahun e majtë të sulmit, por më pas i hiqet topi nga këmbët para se të pasojë në qendër.
52’ Bregu nga e majta harkon në zonë por çon topin direkt në duart e Rrokut. (VIDEO)
46’ Pjesa e dytë nis me Belulin në vendin e Zenullarit në radhët e Skënderbeut.
45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal 1-0 të Dinamos.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
45’ Pas një harkimi në zonë, Rroku largon sferën para Gudiabi dhe fiton faull. (VIDEO)
42’ Vazhdon të sulmojë vetëm Dinamo, por nuk gjen më hapësira për të goditur portën e vendasve.
37’ Zabërgja merr topin në zonë nga e djathta, gjuajtja e tij e shpejtë ndalet nga Rroku pozicional. (VIDEO)
36’ Lorran nga e majta harkon në zonë, Nasto këtë herë largon sferën nga zona e tij.
30’ GOOOL DINAMO! Pas një harkimi të Bregut, Nasto me gjoks prek topin dhe e çon në rrjetën e portës së tij. (VIDEO)
24’ Janaqi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Bregut.
23’ Çuçka lëshon një gjuajtje të fortë nga e djathta, Teqja devijon në këndore. (VIDEO)
22’ Edhe Skënderbeu del para dhe ka mundësinë të gjuajë me Janaqin, por sfera devijohet dhe shkon qetësisht në duart e Teqjes. (VIDEO)
17’ Bregu nga e majta harkon në zonë ku Nani me kokë nuk gjen portën e vendasve. (VIDEO)
16’ Zabërgja rrotullohet me shpejtësi në kufijtë e zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë, e cila kalon pak mbi traversën e portës së Rrokut. (VIDEO)
7’ Zabërgja rrëzohet në zonë pasi tenton të kalojë portierin Rrokun, por për gjyqtaren Rusta nuk ka penallti dhe as nuk ftohet nga VAR të shohë pamjet. (VIDEO)
5’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Bregu i cili gjuan nga jashtë zonës, por kalon sferën mbi traversë
1’ Nis dueli në Korçë.
FORMACIONET ZYRTARE
Skënderbeu: Rroku, Markos Ramos, Ukici, Zenullari, Çuçka, Nasto, Janaqi, Akpama, Shefiti, Felipe, Frenklin.
Trajner: Ernest Gjoka
Dinamo: Teqja, Dita, Aliji, Meksi, Lorran, Gudiabi, Qefalija, Bregu, Zabërgja, Nani, Vila.
Trajner: Ilir Daja