Pjesë e Kombëtares Shpresa, portieri që refuzoi Greqinë për ngjyrat kuqezi huazohet në elitën e futbollit portugez
by mona22222
previous post
Portieri i Kombëtares, Shpresa, Anxhelo Sina, do të vijojë karrierën në elitën e futbollit portugez. 20-vjeçari, i cili vendosi që të refuzonte përfaqësuesen e Greqisë dhe zgjodhi ngjyrat e vendit të tij ato kuqezi është bashkuar me skuadrën e Rio Aves në formë huazimi nga Olimpiakos.
Sina shkëlqeu me ekipin e të rinjve të klubit grek, teksa tashmë do të kërkojë të marrë minuta në futbollin elitar portugez.
“Dua të përjetoj të gjitha emocionet dhe të jem pjesë e kësaj familje”, ishin fjalët e para të portierit shqiptar, pas prezantimit. Kujtojmë që Sina është pjesë e Kombëtares Shpresa të Alban Bushit.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com