Revista prestigjioze që merret me udhëtime dhe rekomandime për turistët ka prezantuar 10 plazhet më të bukura shqiptare.
“Ndërsa veriu i Shqipërisë shquhet për malet e tij, pjesa më jugore e tij ju fton të dorëzoheni në plazhet parajsore ku dielli, çadrat dhe Mesdheu gjenerojnë sinergji unike. … Ajo që është e sigurt është se plazhet e Shqipërisë mundësojnë pushime verore që nuk do t’i harroni kurrë…”, shkruhet në këtë revistë.
Plazhi i Ri dhe Uji i Ftohtë në Vlorë
Ky vend tërheq të gjithë turistët, gjë që ‘përkthehet’ në plazhe dhe ambiente për të gjitha shijet.
Himarë
Himarë, qyteti tjetër në rivierën që shkon në jug. Në këtë qytet të qetë peshkimi, jeta kalon mes tavernave tradicionale greke dhe resorteve moderne, në një pasqyrim të vërtetë të Shqipërisë, e hapur ndaj potencialit të saj turistik, pa humbur nga sytë rrënjët e saj.
Opsioni më i mirë për t’u humbur në det pranë Himarës është Llaman, një plazh shumë i njohur në turizmin vendas. I ankoruar mes dy kodrave, ky liman me guralecë është imazhi ideal i një plazhi në këtë anë të Mesdheut: ejani dhe mrekullohuni.
Sarandë
Një nga destinacionet e arta turistike të Ballkanit, nganjëherë Saranda do t’ju kujtojë Levantin. Qyteti po përjeton një bum ndërtimi dhe kodra është e mbushur me hotelesh dhe ndërtesa.
Buneci
Buneci jeton në hijen e Sarandës. Turistët do të gjejnë një plazh thuajse të ‘shkretë’ me guralecë të bardhë.
Pavarësisht se ka një infrastrukturë turistike, Buneci mbetet praktikisht i paprekur. Përtej nja dy kafenesh tradicionale dhe një hoteli, e vetmja gjë që do t’ju shoqërojë do të jetë zhurma e dallgëve dhe nuk keni nevojë për asgjë tjetër.
Ksamil
Nëse do të duhej të zgjidhnim plazhin më të mirë të plazheve më të mira në Shqipëri, Ksamili do të ishte, të paktën, në mesin e tre finalistëve. Ky arkipelag, 20 kilometra larg Sarandës, nuk është më një imazh kartolinë, por një ëndërr.
Dhe nëse vetëm shikimi i tyre është mbresëlënës, prisni derisa të arrini në plazhet me rërë të bardhë (rëra, e panjohura e madhe në një zonë ku guralecat janë mbreti i plazhit)… E paharrueshme.
Dhërmi
Edhe pse mund të mos ju tingëllojë i njohur, plazhi i Dhërmiut është një nga më të njohurit në vend. Ky plazh është një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri, aq sa edhe në mes të gushtit nuk do ta keni të vështirë të gjeni një hapësirë private.
Drymades
Në Drymades do të gjeni rërë të imët, guralecë të bardhë dhe ullinj, por edhe shezllone dhe çadra shumëngjyrëshe.
Po ashtu ka bare moderne në plazh dhe të gjitha llojet e akomodimit.
Qeparo
Qeparo (ndoshta) mban titullin e plazhit më të matur dhe më pak të udhëtuar në Rivierë. Ky fshat, fotogjenik sodit Mesdheun nga dy shkëmbinj.
Plazhi i Qeparos, është një “sekret” i ruajtur mirë në rajon – aq sa ndoshta nuk do të shihni shumë turistë përreth.
Borsh
Shtatë kilometra plazh i patrazuar. Pikërisht në jug të Qeparos, të arrini në Borsh është një pamje surreale, e ndarë nga shkëmbinjtë dhe limanet në një nga rrugët bregdetare më dramatike në vend.
I rrethuar nga ullinj dhe kodra, ky plazh është çuditërisht dhe pavarësisht bukurisë së tij, një nga më pak të vizituarit në Shqipëri. Mesdheu i dikurshëm, në gjendjen e tij më të pastër.
Gjipe
Në bregun jugor, ndodhet një plazh (pothuajse) i fshehtë i quajtur Gjilek. E pacenuar dhe pa njerëz ka të bëjë shumë me aksesin e saj të komplikuar, pasi mund të arrihet vetëm me varkë ose duke ecur për gati gjysmë ore përgjatë një shtegu që fillon nga qyteti i Gjilekut dhe përshkon kanionin e mrekullueshëm që e rrethon, me shkëmbinjtë e saj të lartë dhe ujërat e kristalta.
Gjiri i Gramës
I vogël dhe magjepsës, me rërë të imët të bardhë, ky është plazhi i Gjirit të Gramës, një gji i fshehur mes shkëmbinjve të thepisur dhe i rrethuar nga bimësi të harlisur. E qasshme kryesisht nga deti për shkak të vendndodhjes së saj të largët dhe të izoluar, këtu do të gjeni atë për të cilën keni ardhur në Shqipëri: ujërat e kristaltë dhe bruz të detit Jon.
Gjithashtu mbishkrime të lashta të gdhendura në shkëmbinj që datojnë që nga koha romake dhe greke.
Durrësi
Mos u trembni nga madhësia e Durrësit, qyteti i dytë më i populluar në Shqipëri, sepse përveç ruajtjes së mbetjeve romake, si amfiteatri, banjat termale dhe ujësjellësi, ai është i bekuar me një shtrirje plazhi të gjatë rreth dhjetë kilometra.