Një operacion i madh ndërkombëtar për dyshime për mashtrime përmes Call Center-ave ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.
Cak i këtij aksioni janë disa qendra të thirrjeve “Call Centre”, të dyshuara për përfshirje në skema të ndryshme mashtrimi.
Aksioni po zhvillohet në lagjen Pejton në Prishtinë, ku kanë zbarkuar tashmë hetues dhe zyrtarë të Prokurorisë. Operacioni është duke vazhduar dhe se gjatë operacionit janë sekuestruar pajisje kompjuterike.