Policia arreston një person brenda Pallatit të Drejtësisë, dyshohet për 19 vepra penale

Valon Jashari është arrestuar sot brenda objektit të Pallatit të Drejtësisë, gjatë një seance gjyqësore nga njësia e policisë për siguri, teksa kishte shoqëruar bashkëshorten e tij për të dhënë dëshmi në një rast gjyqësor.

Sipas burimeve, personi në fjalë dyshohet se është i përfshirë në 19 vepra penale, ndërsa ndaj tij kishte edhe urdhërarrest aktiv.

Arrestimi është realizuar nga zyrtarët e njësisë për siguri e policisë brenda objektit të Pallatit të Drejtësisë.