Dy ukrainase kanë ndërruar jetë gjatë natës së kaluar në Tiranë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se kanë ndërruar jetë shtetasit ukrainase Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova.
Ukrainaset dyshohet se kanë ndërruar jetë nga mbidoza e ilaçeve.
Mësohet se gratë kanë kërkuar edhe ndihmën e një farmacisteje përpara se të ndërrojnë jetë dhe kur ajo nuk i ka ndihmuar me Xanax, ata e kanë kafshuar punonjësen e farmacisë në dorë.
Ukrainasit kishin marrë banesë me qira ditore. Ata kanë hyrë në Shqipëri në muajin maj.