Dhunë në familje dhe kanosje në Pejë, arrestohen bashkëshorti dhe vjehrri i gruas

Një rast i dhunës në familje, kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje është raportuar në Pejë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 31 tetor, rreth orës 13:00, ku një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj dyshohet se në vazhdimësi i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike, ndërsa ajo është kanosur edhe nga vjehrri i saj.

Me vendim të prokurorit, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarve.