37
Nga gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaroi se pesë shkolla të reja do të financohet këtë vit në Bashkinë e Shkodrës. Shkolla “Kolë Idromeno” është një ndër shkollat që do të rikonstruktohet plotësisht me financimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, për të ofruar kushte të përmirësuara mësimore për rreth 400 nxënës. Për gjimnazin i cili mban emrin e piktorit dhe arkitektit të shquar shqiptar Kolë Idromeno, nis shumë shpejt puna për modernizimin e shkollës me një investim prej 133 milion lekësh që synon të përmirësojë të gjitha aspektet e infrastrukturës shkollore, duke përfshirë ambientet e brendshme dhe të jashtme, laboratorët dhe terrenet sportive.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com