Vdes në QKUK personi që u aksidentua një javë më parë në Mitrovicë

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 24 tetor në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicën e Jugut.

Sipas raportit shtesë 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, ka ndërruar jetë më 30 tetor, rreth orës 03:43, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merrte trajtim mjekësor.

Aksidenti ishte raportuar më 24 tetor, rreth orës 21:25.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion