Qytetarët e anketuar nga TV Klan Maqedoni me qëndrime të ndara sa i përket vlersimit të 100 ditëshit të qeverisë.
Për disa nuk mjaftojnë 100 ditë për të vlersuar punën e për disa e quajn si dështim për shqiptarët.
Çfarë thonë qytetarët për njëqind ditëshin e qeverisë së re, dhe çfarë thonë pë qeverinë e kaluar, ku janë dallimet, a ka shpresë për qytetarët këtu në vend.
Disa prej tyre thonë që kjo qeveri nuk ka realizuar asgjë, disa shpresojnë se ka ndryshime.
Ky njëqind ditëshi i qeverisë së re është parë nga këndvështrime të ndryshme nga qytetarët e RMV-së.
Kjo qeveria asnjë send s’ka bërë, ishalla ka, inshalla ka, unë them inshalla të kete, nja dy minuta është.
Për VLEN-in e meriton po, ama per VMRO-DMPNE jo.
A Vlen-i për shqiptarët që ka ardhë shumë mirë e ka bë, ndoshta do te ketë ndryshime në bllokun shqiptar.
Shqiperia do te shkoi ne mbetëm, me Serbinë, me Rusinë me Kinën, të gjithë njerëzit ikin në evropë ndërsa ne…
Duhet të ju japim kohë, ne duam brenda natës me shkop magjik, filloi, dhe mendoj se do të bëhet mirë.
Mirë është, super shkon, para kësaj më keq ishte, kështu le të shkoj puna me mirë do të jetë.
Ka diçka ndryshime por nuk është sa duhet, duhet të ketë akoma ndryshime, ka lëshime edhe nga pala tjetër edhe nga kjo, besoj që do të rregullohen gjërat, por nuk dihet, politika është e tillë.
Nga opozita akuzojnë se kjo qeveri për 100 ditë solli në varfërim, mashtrim dhe gënjeshtra, ndërsa nga pushteti thonë që kanë punuar në funksion të realizimit të programit dhe premtimeve të dhëna gjatë fushatës.